Garnitura Receta Italiane

Si te gatuajme kunguj me cikore, capperi dhe ullinj

Si te gatuajme “Kunguj me cikore, capperi dhe ullinj” – Receta gatimi për “Kunguj me cikore, capperi dhe ullinj”. Për të gatuar kunguj me cikore, capperi dhe ullinj veprojmë në këtë mënyrë: Presim kungujt në feta me trashësi rreth 1 cm. I marinojmë me kripë, piper dhe rreth 2 lugë gjelle vaj ulliri. E presim cikoren në gjysëm për së gjati. E marinojmë me kripë, piper, sheqer dhe 2 lugë gjelle vaj ulliri. Pjekim kungujt dhe cikoren në zgarë për rreth 3 minuta nga secila anë. Ndërkohë përziejmë purenë e ullirit me vaj ulliri, lëngun e limonit dhe uthullën. Shërbejmë kungujt dhe cikoren të spërkatur me salcën që përgatitëm.

garniture me kunguj

Përbërësit:
– 2 kunguj
– 8 lugë gjelle vaj ulliri
– 2 cikore
– 1 lugë caji sheqer
– 2 lugë gjelle pure ulliri
– 1 lugë gjelle uthull
– lëngu i ½ limoni
– rreth 50 gr ullinj
– rreth 10 gr capperi
– kripë

Ju bëftë mirë nga Sitegatuajme.Net!

Leave a Reply

Facebook

Twitter