Garnitura Receta Italiane

Si te gatuajme kunguj të mbushur me domate dhe parmigiano

Si te gatuajme “Kunguj të mbushur me domate dhe parmigiano” – Receta gatimi për “Kunguj të mbushur me domate dhe parmigiano”. Për të gatuar kunguj të mbushur me domate dhe parmigiano veprojmë në këtë mënyrë: I ziejmë kungujt në ujë me kripë për rreth 7 minuta. I kullojmë dhe i hedhim menjëherë në një enë me ujë të ftohtë. I lëmë të ftohen brenda në ujë dhe pastaj i kullojmë. I presim në mes për së gjati dhe u heqim pjesën e farave duke u krijuar kështu nga një zgavër. I rreshojmë në tepsi. Përziejmë domatet me hudhrën, specin djegës, rozmarinën, pak vaj ulliri dhe kripë. mbushim me këtë përzierie zgavrat e kungujve dhe i spërkasim bollshëm me bukën e thërmuar. I pjekim në furrë në 180 gradë për rreth 15 minuta.

garniture

Përbërësit:
– 8 kunguj të vegjël
– 4 domate te prera në kubikë me brinjë rreth 1 cm
– 2 thelpinj hudhër të grira
– 1 spec djegës i grirë
– 1 lugë çaji rozmarine
– vaj ulliri
– 4 lugë gjelle bukë e thërmuar e përzierë me 4 lugë parmigiano
– kripë

Ju bëftë mirë nga Sitegatuajme.Net!

Pergjigju