Pjata të para Receta Gatimi Receta Italiane Receta te huaja

Si te gatuajme lazanja me perime

Si te gatuajme lazanja me perime – Receta gatimi për lazanja me perime. Për të gatuar lazanja me perime veprojmë në këtë mënyrë: Skuqim kubikët e patëllxhanit në zjarr të mesëm deri sa të marrin ngjyrë. Heqim patëllxhanët nga tigani dhe shtojmë qepën, kungullin, hudhrat, dhe specin e kuq. I skuqim deri sa të fillojë të marrë ngjyrë qepa. Shtojmë ullinjtë, domatet, kaperit dhe patëllixhanët. Gatuajmë për rreth 10 minuta dhe shtojmë kripën, piperin, borzilokun dhe trumëz. Rregullojmë shijen për kripë po të jetë nevoja. Lyejmë një tepsi të përshtatshme me vaj ulliri. Shtrojmë 1/3 e perimeve në një tepsi, spërkasim me pak moxarela dhe i mbulojmë me petë lazanje. Përsërisim procedurën dhe 2 herë të tjera. Spërkasim në fund me moxarelën e ngelur dhe e pjekim në furrë në 180 gradë për rreth 40 minuta.

lasagna

Përbërësit:
– 1 patëllxhan i prerë në kubikë të vegjël
– 1 qepë e grirë
– 1 spec i kuq i prerë në kubikë të vegjël
– 1 kungull i prerë në kubikë të vegjël
– 3 domate të grira
– 4 thelpinj hudhër të grira
– gjethet e 4 degëve trumëz
– 80 gr ullinj pa bërthamë
– 1 lugë gjelle capperi
– 2 lugë gjelle borzilok i grirë
– 2oo gr mozzarella
– 100 gr petë lasagna
– vaj ulliri
– kripë
– piper

Ju bëftë mirë nga Sitegatuajme.Net!

Pergjigju