Pjata të para Receta Gatimi Receta Italiane

Si te gatuajme lazanja vegjetariane

Si te gatuajme “Lazanja Vegjetariane” – Receta gatimi për “Lazanja Vegjetariane”. Për të gatuar lazanja vegjetariane veprojmë në këtë mënyrë: Presim kungujt dhe karrotat në copa të vogla. Vendosim në një tigan me pak gjalpë dhe ujë qepën e prerë hollë dhe e skuqim pak derisa të vyshket. Bashkojmë kungujt dhe karrotat dhe i lëmë të ziejnë afërsisht për 15 min. Bashkojmë lulelakrën që kemi zier më parë për pak minuta. Rrahim në frullatore djathin strakino me qumështin dhe shtojmë pak djathë parmixhano. Lëmë të zihen petat e lazanjës në ujë me kripë dhe me një lugë vaj për 2 ose 3 minuta, duke i vendosur 3 e nga 3 për cdo herë. Pasi i ziejmë i heqim nga tenxherja me një lugë me vrima duke i lënë të kullojnë. Marrim një tepsi furre, vendosim një shtresë me lasanjë, një shtresë me perimet, një shtresë me salcën e djathin strakino e kështu me rradhë derisa të mbarojë e gjithë përmbajta. Se fundi hedhim nga sipër djathë parmixhiano dhe e vendosim në furrë për 20 min.

lazanje vegjetariane

Përbërësit:

250gr petë të freskëta lasanje
– 4 kunguj
– 2 karrota
– 1 qepë
– 300 gr lulelakër e pastruar
– 250 gr djathë strakino
– 1/2 gote qumësht
– 30 gr gjalpë
– 70 gr djathë parmixhano të grirë
– vaj
– kripë

Ju bëftë mirë nga Sitegatuajme.Net!

Pergjigju