Pjata të dyta Receta Gatimi

Si të gatuajmë lepur me ullinj jeshilë dhe limon

Si të gatuajmë “Lepur me ullinj jeshilë dhe limon” – Receta gatimi për “Lepur me ullinj jeshilë dhe limon”. Nxehim furrën në 180 gradë. Nxehim pak vaj ulliri në një tenxhere të përshtatshme edhe për furrë dhe skuqim në të copat e lepurit. Heqim lepurin nga tenxherja dhe hedhim në të qepën. Mund të shtojmë dhe pak vaj po të jetë nevoja. Zbusim qepën në zjarr të ulët për disa minuta. Shtojmë hudhrën, 2 lugë gjelle majdanos, rigonin dhe manxhuranën. Përziejmë mbi zjarr për rreth 1 minuta dhe kthejmë lepurin në tenxhere. Shtojmë lëngun dhe lëkurën ë limonit, patatet, verën, ullinjtë, dhe kripë. I japim valë, e mbulojmë me kapak dhe e vëmë të piqet në furrë për rreth 1 orë. I heqim kapakun dhe e lëmë për rreth 30 minuta të tjera, ose deri sa mishi të shkëputet me lehtësi nga kocka. Spërkasim me pjesën e ngelur të majdanosit dhe shërbejmë.

lepur me ullinj jeshile e limon

Përbërësit:
– 1 lepur, i prerë ne 6 copa.
– vaj ulliri
– 1 qepë e grirë hollë
– 2 thelpinj hudhra të grira
– 4 lugë gjelle majdanos i prerë hollë
– ½ lugë gjelle rigon
– ½ lugë gjelle manxhuranë
– lëngu dhe lëkura e grirë e 2 limonave
– 1 dorë ullinj jeshilë pa bërthamë
– 3 patate mesatare të prera në 12 copa secila
– 300 ml verë e bardhë
– kripë

Ju bëftë mirë nga Sitegatuajme.Net!

Pergjigju