Si të gatuajmë “Lepur” – Receta gatimi për “Lepur”. Për të gatuar lepurin veprojmë në këtë mënyrë: Hiqini kockat lepurit dhe ndani  në copa mishin. Hidhni hudhrën në tigan me 2 lugë vaj, domatet dhe kripën dhe skuqini për 10 min me flakë të lartë. Grijeni të gjithë këtë derisa të bëhet një salcë homogjene. Në një tenxhere tjetër hidhni 3 lugët e tjera të vajit, shtoni rozmarinën dhe skuqni brenda mishin e lepurit me copa, shtoni pastaj kripën. Vendosni mbi çdo pjatë salcën e domateve, sipër copat e mishit dhe hidhini sipër lëngun e pjekjes. Dekoroni me degë rozmarine.

lepur

Përbërësit :

- një lepur 1.2 kg
- 5 lugë vaj ulliri
- 300 gr domate të qëruara
- 1 degë rozmarinë
- 1 thelpi hudhër
- kripë, piper

Ju bëftë mirë nga Sitegatuajme.Net!

Leave a Reply

© 2014 Si te gatuajme – Receta gatimi te ndryshme shqiptare dhe te huaja · Subscribe: RSS Twitter · Receta Gatimi designed by Si Te Gatuajme