Pjata të para Receta Gatimi

Si të gatuajmë linguini me karkaleca dhe kunguj

Si të gatuajmë “Linguini me karkaleca dhe kunguj” – Receta gatimi për “Linguini me karkaleca dhe kunguj”. Për të gatuar linguini (makarona italiane në formë petashuke) me karkaleca dhe kunguj veprojmë në këtë mënyrë: Ziejmë linguinit sipas udhëzimeve të amballazhit. Ndërkohë skuqim kungujt në vaj ulliri, në zjarr të fortë deri sa të fillojnë të marrin ngjyrë. Shtojmë hudhrën, gatuajmë për rreth 1 minutë akoma dhe shuajmë me verë të bardhë. Gatuajmë deri sa të reduktohet vera dhe shtojmë domatet bashkë me gjysmën e borzilokut dhe pak kripë. Gatuajmë deri sa të arrijë viskozitetin e dëshiruar salca dhe shtojmë karkalecat. Gatuajmë për rreth 1 minutë dhe shtojmë linguinit, bashkë me 1/3 gotë nga uji në të cilin ziejnë. Përziejmë mirë, rregullojmë shijen për kripë po të jetë nevoja dhe shërbejmë menjëherë.

makarona me karkaleca e kunguj

Përbërësit:
– vaj ulliri
– 3 kunguj të mesëm, të prerë në kubikë
– 1 thelpi hudhër e grirë
– 1 spec djegës i grirë
– 70 ml verë e bardhë
– 400 gr karkaleca të qëruar
– 200 gr domate konservë
– 2 lugë gjelle borzilok i grirë
– 400 gr linguine
– kripë

Ju bëftë mirë nga Sitegauajme.Net!

Pergjigju