Si të gatuajmë “Llokume me arra, lajthi, bajame, fistqe etj”

Category: Embëlsira, Receta Gatimi 0 1

Si të gatuajmë “Llokume me arra, lajthi, bajame, fistqe etj” – Receta gatimi për “Llokume me arra, lajthi, bajame, fistqe etj”.
Në një tenxhere hedhim 1 kg sheqer dhe gjysëm litri me ujë ku e lemë të ziejë në një zjarr të avashtë. Pasi të fillojë të ziejë i hedhim lëngun e limonit. Gjatë kohës që zien i heqim shkumën që nxjerr. E lëmë deri sa të trashet lëngu në zjarr gjithmonë të avashtë. Niseshten e tresim në një gjysëm gotë caji me ujë  dhe ia hedhim avash avash duke e trazuar në tenxheren që po zien. I hedhim kremin tartar dhe vazhdojmë e perziejmë deri sa të bëhet një masë e trashë pelteje. Hedhim fistiqet e prera më dysh dhe e perziejmë përsëri. Marrim një tepsi ku më parë e lyejmë me vaj lajthie dhe mbi këtë hedhim masën e llokumit të përgatitur. E lëmë deri sa të ftohet mirë. Pasi është ftohur i hedhim sipër niseshten, arrën e kokosit dhe sheqerin pudër. Marrim dhe e kthejmë përmbys në tavolinë ose në një tepsi tjetër dhe fillojmë e spërkasim përsëri me niseshte, sheqerin pluhur dhe arrën e kokosit. E lyejmë thikën me vajin e lajthisë dhe fillojmë të presim llokumet. Madhësitë i bëni si të dëshironi ju. Ju bëftë mirë!

llokume me arra

Përbërësit:
– 1 kg sheqer
– ½ litër uji
– Lëngu i nje limoni
– 2 gr krem tartar(pluhur që nxirret nga rrushi)
– 100 gr niseshte
– 200 gr arra fistiqe si të dëshironi
– Vaj lajthie
– 1 gotë uji me sheqer pluhur
– 1 gotë caj me niseshte
– 50 gr arrë kokosi pluhur

Related Articles

One thought on “Si të gatuajmë “Llokume me arra, lajthi, bajame, fistqe etj”

Add Comment