Si të gatuajmë lulelakër au gratin

Si të gatuajmë “Lulelakër au gratin” – Receta gatimi për “Lulelakër au gratin”. Për të gatuar lulelakër au gratin veprojmë në këtë mënyrë: Gatuajmë lulelakrën në ujë me kripë për rreth 5 minuta. E kullojmë dhe e hedhim në një tepsi të përshtatshme. Skuqim lehtë miellin në gjalpë. E heqim nga zjarri dhe shtojmë gradualisht qumështin duke përzierë vazhdimisht. Pasi të kemi shtuar tërë qumështin, e kthejmë në zjarr dhe i japim valë duke vazhduar të përziejmë pa ndërprerje. Shtojmë 2/3 e djathit, pak kripë dhe arrën moskat. E përziejmë përsëri dhe e hedhim mbi lulelakër duke u kujdesur që të shpërndahet në mënyrë të njëtrajtëshme. Spërkasim me pjesën tjetër të djathit dhe bukën e thërmuar. Pjekim në 200 gradë për rreth 30 minuta ose deri sa të krijojë një kore të këndshme ngjyrë kafe të hapur.

lulelaker

Përbërësit:
– 1 lulelakër e prerë në copa
– 500 ml qumësht
– 4 lugë gjelle miell
– 70 gr gjalpë
– 100 gr guda ose kaçkavall i maturuar
– 2-3 lugë gjelle bukë e thërmuar
– kripë
– ½ lugë çaji Arrë moskat

Ju bëftë mirë nga Sitegauajme.Net!

Share This Post

Post Comment