Pjata të para Receta Gatimi

Si të gatuajmë “Makarona me pesto siciliane”

Si të gatuajmë “Makarona me pesto siciljane”. Makaronat me pesto siciliane, përgatiten në këtë mënyrë: Hedhim makaronat në ujë për tu zier. Ndërkohë, përziejmë të gjithë përbërësit për “Pesto-n” (domatet, farat e pishës (pinoli), gjizën, vajin, borzilokun, kripën) me një blendër elektrik. Skuqim në një tigan pa vaj farat e pishës të mbetur për garniturë. Kullojmë makaronat dhe i bashkojmë me “Peston” ose më mire salcën që ne sapo përgatitëm, dhe i zbukurojmë me gjethe borziloku dhe farat e pishës.

Makarona me pesto siciljane

Përbërsit :

– 400 gr makarona flutur

– 400 gr domate të vogla

– 40 gr. fara pishe (pinoli) për të përgatitur Pesto-n

– 40 gr. fare pishe për garniturë

– 100 gr. gjizë

– 1 lugë vaj ulliri

– borzilok

– kripë

Pergjigju