Pjata të dyta

Si te gatuajme Mish qengji me kungull dimri dhe shafran

Mish qengji me kungull dimri dhe shafranSi te gatuajme Mish qengji me kungull dimri dhe shafran – Receta gatimi per mish qengji

Ky gatim do t’ju mbushë kuzhinën me aromë anadolli dhe to të kenaqë gjithë familjen tuaj

Perberesit:

Mishi i një kofshe qengji i prerë në kafshata
4 lugë gjele vaj ulliri
1 qepë e grirë hollë
2 karrota të mëdha të prera në kubikë të vegjël
3 thelpinj hudhër të grira
½ lugë caji kummel
1/2n lugë caji xhinxher i grirë
¼ lugë caji shafran
1 lugë caji kanellë pluhur
100 gr kajsi të thata
1 kungull dimri i vogël, i prerë në copa të vogla
2 lugë gjelle majdanos i grirë
2 lugë gjelle fara pishe të pjekura (nëse dëshirojmë)
Kripë

Përgatitja:
Skuqim në vaj ulliri, në zjarr të ulët, qepët dhe karrotat deri të fillojnë të marrin pak ngjyrë. Shtojmë qengjin bashkë me hudhrën dhe erëzat. Vazhdojmë të skuqim për disa minuta. Shtojmë kajsitë, pak kripë dhe mbulojmë me ujë. I japim valë dhe gatuajmë të mbuluar në zjarr të ulët për rreth 1 orë ose deri sa mishi të dojë dhe pak. Shtojmë kungullin dhe gatuajmë për rreth 30 minuta akoma deri sa qengji të jetë bërë plotësisht dhe kungulli të jetë zbutur. Rregullojmë shijen me kripë po të jetë nevoja dhe spërkasim me majdanos dhe fara pishe të pjekura.

Pergjigju