Si të gatuajmë Muamar orizi me pulë dhe arra

Si të gatuajmë “Muamar orizi me pulë dhe arra” – Receta gatimi për “Muamar orizi me pulë dhe arra”. Për të përgatitur këtë pjatë veprojmë në këtë mënyrë: Nxehim furrën në një temperaturë prej 180 gradësh. Lajmë pulën me kripë dhe ujë nga brenda dhe jashtë, pastaj e shpërlajmë dhe e thajmë. Supën me perimet e lëmë të ziejë (uji me karota, selino, qepë kripë, dhe piper) deri sa të valojë dhe pastaj hedhim brenda një copë koncentrat pule për 5 minuta pastaj e heqim nga zjarri dhe e lemë të ftohet. Arrat i përziejmë me rozmarinë, trumzë dhe rrush të thatë dhe pastaj përziejmë dhe e mbushim pulën dhe e lidhim me një fije të trashë. Hedhim oriz brenda në tavë ose në një enë të thellë, shtojmë gjysmën e sasisë së qumështit dhe hidhim kripë dhe piper dhe pastaj vendosim pulën e mbushur mbi oriz, pastaj shtojmë pjesën tjetër të qumështit dhe kremin (mund të vendosim një sasi të kremit mbi pule kështu që të marrë ngjyrën e duhur kur të piqet në furrë). Vendosim tavën në furrë për rreth një orë ose e shikojmë derisa pula të jetë pjekur plotësisht (duke marrë parasysh që të jetë mbuluar me letër alumini gjysmën e kohës). E lemë të ftohet pak dhe pastaj e shërbejmë.

Përbërësit:

- 1 pule e vogël (rreth 1 kg)
– 5 gota supë perimesh
– 1/2 filxhan kikirikë të thërrmuar
– 3 lugë Rose Marie dhe trumzë të freskët (copëtuar)
– 2 lugë rrush të thatë
– 4 filxhan oriz egjiptian larë
– 3 gota qumësht
– 2 gota krem qumështi
– pak kripë
– pak piper
Ju bëftë mirë nga Sitegatuajme.Net!

pule me arra-receta gatimi

Leave a Comment