Si të gatuajmë Musaka

Si të gatuajmë Musaka – Receta gatimi për Musaka

Për të gatuar Musaka veprojmë në këtë mënyrë:

Skuqim patëllxhanet në tigan në vaj të nxehtë. Në vazhdim i shtrojmë në tepsinë ku do të pjekim musakanë. Në vazhdim, përgatisim kimën. Skuqim qepën, hudhrën dhe kimën në vaj ulliri. E rregullojmë me kripë, piper e rigon dhe shtojmë domatet e konservuara. E përziejmë dhe e lëmë të gatuhet në zjarr mesatar derisa të thithë lëngjet e veta. Në vazhdim, e shtrojmë masën mbi patëllxhane. Përgatisim beshamelin, e hedhim në tepsi derisa të mbulohet mirë dhe e spërkasim me djathë. Pjekim musakanë në 180° Celsius, derisa të marrë ngjyrë.

Për 6 persona nevojiten:

– 500 gr patëllxhane të prera në feta
– ½ kg kimë viçi
– 400 gr domate të konservuara
– 1 qepë e prerë hollë
– pak hudhër
– ½ filxhan çaji djathë kaçkavall të grirë
– 10 lugë gjelle vaj ulliri
– kripë, piper, rigon
– 1 dozë salcë beshamel

Për salcën beshamel:

– 1 lt qumësht,
– 100 gr gjalpë ose margarinë,
– 100 gr miell,
– kripë,
– arrë moskat

musaka

 Ju bëftë mirë nga Sitegatuajme.Net!

Share This Post

One Response to "Si të gatuajmë Musaka"

Post Comment