Pjata të para Receta Gatimi

Si të gatuajmë “Oriz me spinaq dhe salmon”

oriz me spinaq e djatheSi të gatuajmë “Oriz me spinaq dhe salmon” – Receta gatimi për “Oriz me spinaq dhe salmon”.

Ziejmë spinaqin në lëngun e perimeve për 5-6 min dhe e mbajmë të ngrohtë. Skuqim qepën, shtojmë orizin dhe e skuqim sa të marrë ngjyrë. Shtojmë verën. E ziejmë në zjarr të ngadaltë për 15-20 min, duke e përzierë dhe pak nga pak hidhini lëngun e mishit.  Aty nga fundi i zierjes shtojmë sërish verë. Shtojmë djathin dhe spinaqin, e mbajmë dhe pak në zjarr, pastaj e heqim. Hedhim salmonin dhe e lëmë tenxheren me kapak të mbyllur edhe për 2 minuta. Hedhim sipër djathin edhe 50 gr djathë të fortë të grirë dhe e shërbejmë. Ju bëftë mirë!

Përbërësit:
* 500 gr spinaq
* 12 dl lëng perimesh
* kripë, piper
* 30 gr gjalpë
* 1 qepë të madhe të grirë
* 350 gr oriz
* 1 dl verë të bardhë
* 1 l lëng mish viçi
*150 gr djathë të grirë
* 200 gr salmon të tymosur të prerë në shirita të hollë

Pergjigju