Embëlsira Receta Gatimi Receta te huaja

Si te gatuajme pankek me çokollate

Si te gatuajme pankek me çokollatë – Receta gatimi për pankek me çokollatë. Për të gatuar këtë ëmbëlsirë veprojmë në këtë mënyrë: Sitni miellin, kakaon, majanë dhe sheqerin në një tas të madh. Në një tas tjetër përzieni vezët, qumështin dhe hirrën, si dhe 60 gr gjalpë të shkrirë. Formoni një gropë në qendër të përbërësve të thatë dhe hidhni aty gradualisht përzierjen, duke e trazuar vazhdimisht. Vazhdoni, deri sa të përdoret i gjithë qumështi dhe përzierja të bëhet e njëtrajtshme. Lëreni mënjanë, 15 minuta që të pushojë e të forcohet. Në një tigan që nuk ngjit, me fund të trashë, shkrini pak gjalpë që të veshë krejt fundin. Bëni me gjalpë një formë si yll 7,5 cm dhe vëreni në tigan, hidhni në qendër 4 lugë nga përzierja. Sapo të formohet një kore aty në fund dhe të fillojnë të duken flluskat, hiqeni formën dhe rrotullojeni pankekun. Piqeni, deri sa ana e dytë të prarohet. Përsëriteni veprimin deri sa të mbarojë lënda e përgatitur. Pankekët mbajini në një furrë të vakët. Vini një mbi një 3-4 pankekë dhe spërkatini me sheqer pluhur. Përgatitni një racion krem me çokollatë dhe hidheni mbi ëmbëlsirat.

pankek

Përbërësit:
– 240 gr miell i bardhë
– 30 gr kakao e hidhur
– 3 lugë maja pluhur
– 2 vezë
– 110 gr sheqer kokërr
– 300 ml qumësht
– 150 ml hirrë
– 90 gr gjalpë
– sheqer pluhur
– krem çokollate

Përbërësit e kremit të çokollatës:
– 300gr çokollatë e tretshme
– 500 ml qumësht
– 2 lugë kafeje niseshte
– 110 gr sheqer

Përgatitja e kremit:
Hidhni çokollatën dhe gjysmën e qumështit në një tenxhere dhe vlojeni. Tretni niseshtenë në qumështin e mbetur dhe shtojani cokollatës bashkë me sheqerin. Nxeheni përzierjen në flakë të ulët, duke e përzierë vazhdimisht. Kur kremi të jetë trashur, hiqeni nga zjarri dhe rriheni me tel, deri sa të jetë bërë homogjene.

Sasia: për 18-20 persona
Përgatitja: 40 minuta
Pjekja: 30-40 minuta

Ju bëftë mirë nga SiteGatuajme.Net!

One Comment

Pergjigju