Garnitura Receta Gatimi

Si te gatuajme patate tё skuqura vere

Si te gatuajme “Patate tё skuqura vere ” – Receta gatimi për “Patate tё skuqura vere”. Për të gatuar patate tё skuqura vere veprojmë në këtë mënyrë: I ziejmё patatet nё ujё me kripё deri sa tё zbuten pak (rreth 8 minuta). I kullojmё dhe i lёmё tё ftohen nё kullesё pёr disa minuta. Nxehim vajin dhe gjalpin nё njё tigan dhe shtojmё gjethet e dafinёs bashkё me thelpinjtё e hudhrёs. Shtojmё patatet dhe i skuqim pёr rreth 20 minuta nё zjarr tё mesёm nё tё lartё duke i kthyer herё pas here me kujdes qё tё mos shpёrbёhen. Kur tё jenё pothuajse gati i spёrkasim me lёkurёn e limonit. U shtojmё dhe pak kripё nёse ёshtё e nevojshme dhe i shёrbejmё tё spёrkatura me majdanoz.

patate

Pёrbёrёsit:
– 1 ½ kg patate tё prera nё copa tё vogla
– 4 lugё gjelle vaj misri
– 1 lugё gjelle gjalpё
– 4 gjethe tё freskёta dafine tё prera nё 3-4 copa
– 2 thelpinj hudhёr
– lёkura e 1 limoni
– 1 tufё e vogёl majdanoz e grirё

Ju bëftë mirë nga Sitegatuajme.Net!

Pergjigju