Garnitura

Si të gatuajmë patate të reja me limon

Si të gatuajmë “Patate të reja me limon” – Receta gatimi për “Patate të reja me limon”.

Për të gatuar patate të reja me limon veprojmë në këtë mënyrë: Hedhim patatet në një tepsi të përshtatshme dhe i përziejmë me kripë, lëngun e lëkurën e limonit, vajin e ullirit dhe rreth 100 ml ujë. I mbulojmë me letër alumini dhe i pjekim në furrë, në 160 gradë për rreth 1 orë ose deri sa të bëhen. I zbulojmë, ngremë temperaturën e furrës në 220 gradë, i përziejmë me kujdes dhe i pjekim për rreth 7 minuta ose deri sa të fillojnë të fillojnë të krijojnë një kore ngjyrë kafe të lehtë.

patate te reja me limon

Përbërësit:
– 3 kg patate të reja, mundësisht të vogla
– 5 lugë gjelle vaj ulliri
– lëkura dhe lëngu i një limoni
– 2 lugë gjelle erëza të freska të dëshirës suaj, të grira (rozmarinë, borzilok, trumëz, nenexhik, etj)
– kripë

Ju bëftë mirë nga Sitegatuajme.Net!

Pergjigju