Tradicionale

Si te gatuajme Patellxhane te mbushur – Receta gatimi

Receta gatimi per Patellxhane te mbushur ne furre – Si te gatuajme Patellxhane te mbushur.

Recete gatimi tradicionale shqiptare, e thjeshte dhe e shijshme per te mesuar se si gatuhen Patëllxhanët të mbushur ne furre.

Përbërësit për Patëllxhanë të mbushur (4-5 persona):

  • 1 kg patëllxhanë
  • 6-7 kokrra qepë
  • disa domate
  • 2 kokrra hudhra
  • kripë   
  • piper
  • majdanoz

patellxhane te mbushurSi pregatiten Patëllxhanë të mbushur

Per te pregatitur Patëllxhanë të mbushur  veprohet ne kete menyre: Patëllxhanëve u qërohet bishti, u hiqet lëkura në tre rripa sipër dhe nga të dyja anët. Priten për së gjati në pjesën e sipërme deri në mes të tulit. Patëllxhanët vendosen në ujë me kripë për gjysmë ore. Ndërkohë, në tigan me yndyrë skuqet qepa e grirë në formë gjysmërrethi, shtohen domate të qëruara dhe të prera në copa të vogla; vazhdon kaurdisja në zjarr të ngadaltë në mënyrë që qepa të zbutet. Në fund shtohen hudhra të grira, majdanoz, kripë, piper dhe pak uthull. Patëllxhanet kullohen, shpëlahen dhe skuqen në tigan me pak yndyrë pastaj rreshtohen në tavë, hapen në vendin e prerë dhe mbushen me masën e përgatitur. Sipër u vihet nga një fetë domate. Shtohet fare pak ujë dhe piqen për një orë në furrë jo shumë të nxehtë.

Ju befte mire nga Sitegatuajme.net

Pergjigju