Pjata të para Receta Italiane Receta te huaja

Si te gatuajme penne me domate, spec djegës dhe spinaq

Si te gatuajme penne me domate, spec djegës dhe spinaq – Receta gatimi për penne me domate, spec djegës dhe spinaq. Për të gatuar penne me domate, spec djegës dhe spinaq veprojmë në këtë mënyrë: Ziejmë pennet në ujë me kripë sipas udhëzimeve të amballazhit. Skuqim qepën, hudhrën dhe specin djegës në vaj ulliri, në zjarr të mesëm deri sa të fillojnë të marrin ngjyrë. Shtojmë domatet bashkë me rigonin dhe gatuajmë në zjarr të ulët për rreth 10 minuta. Shtojmë spinaqin bashkë me pak kripë dhe gatuajmë duke përzierë për rreth 1 minutë. Kullojmë pennet dhe i shtojmë bashkë me pak nga uji i zieries në tigan. Gatuajmë në zjarr të fortë duke përzierë deri sa salca të ketë viskozitetin e dëshiruar. Rregullojmë shijen për kripë nëse është nevoja dhe i shërbejmë pennet të spërkatura me djathë të grirë.

penne

Përbërësit:
– 350 gr penne
– 1 lugë gjelle vaj ulliri
– 1 qepë e grirë hollë
– 2 thelpinj hudhër të grira
– ½ lugë çaji spec djegës i grirë
– 400 gr domate konservë
– ½ lugë çaji rigon
– 120 gr spinaq i freskët
– rreth 30 gr parmigiano e grirë

Ju bëftë mirë nga Sitegatuajme.Net!

One Comment

Leave a Reply

Facebook

Get the Facebook Likebox Slider Pro for WordPress