Pjata të para Receta Gatimi

Si të gatuajmë Penne me salcë arrabiata (speci të kuq)

Si të gatuajmë “Penne me salcë arrabiata (speci të kuq)” – Receta gatimi për “Penne me salcë arrabiata (speci të kuq)”. Për të gatuar makaronat Penne me salcë arrabiata (speci të kuq) veprojmë në këtë mënyrë: Skuqim qepët dhe specat e prerë në feta në zjarr të ulët deri sa të zbuten dhe të fillojnë të marrin ngjyrë. Shtojmë specat e pjekur, lëngun, kremin e qumështit dhe pak kripë. Gatuajmë në zjarr të ulët deri sa të zbuten plotësisht specat. Shtojmë paprikën, sheqerin dhe e kalojmë salcën në blender. Kthejmë salcën në tigan dhe e ruajmë të ngrohtë.
Gatuajmë pennet sipas udhëzimeve të amballazhit. I kullojmë pennet dhe i hedhim në tiganin e salcës bashkë me 2/3 e djathit dhe ullinjtë. Përziejmë mirë, rregullojmë shijen për kripë dhe shërbejmë të spërkatur me pjesën tjetër të djathit dhe piper të bluar në moment.

penne me salce arrabiata

Përbërësit për salcën:

– 50 ml vaj ulliri
– 150 gr qepë të prera në feta të holla
– 400 gr speca të kuq të prera në feta
– kripë
– 200 gr speca të kuq të pjekur në zgarë
– 500 ml lëng perimesh (në mungesë të tij mund të përdorim ujë por rezultati s’do të jetë i njëjtë)
– 120 ml krem qumështi
– 2 gr paprika
– 5 gr sheqer

Për pennet:

– 500 gr penne ose pastë tjetër e preferencës suaj
– 600 gr salcë speci të kuq
– 150 gr djathë dele i thërmuar
– 50 gr ullinj
– piper i bluar në moment
– kripë

Ju bëftë mirë nga Sitegatuajme.Net!

Pergjigju