Pjata të dyta Receta Gatimi

Si te gatuajme peshk ton me majdanoz

Si te gatuajme “Peshk ton me majdanoz” – Receta gatimi për “Peshk ton me majdanoz”. Për të gatuar peshk ton me majdanoz veprojmë në këtë mënyrë: Përziejmë mirë majdanosin, 6 lugë gjelle vaj ulliri, lëngun e limonit, qepët, capperin, ullinjtë, mustardën dhe pak kripë. Spërkasim filetat e tonit me kripë dhe i fërkojmë me pjesën e mbetur të vajit të ullirit. I pjekim në zgarë të fortë për rreth 1 minutë nga secila anë (filetat e tonit s’duhet të piqen shumë). I shërbejmë filetat të shoqëruara me salcën e majdanozit, feta limoni pak sallatë dhe patate të pjekura nëse dëshirojmë.

ton me majdanos

Përbërësit:
– 2 fileta pesht ton
– 7 lugë gjelle vaj ulliri
– 2 feta limoni
– lëngu i ½ limoni
– 1 lugë gjelle mustardë
– rreth 50 gra majdanoz i grirë jo shumë hollë
– 2 qepë të vogla të grira
– 1 lugë gjelle capperi te grira jo shumë hollë
– rreth 50 gr ullinj pa bërthamë të grira
– kripë

Ju bëftë mirë nga Sitegatuajme.Net!

Pergjigju