Si të gatuajmë “Petulla me kos”

Si të gatuajmë “Petulla me kos” – Receta gatimi për “Petulla me kos”. Në një tas porcelani vendosim vezë, kos, kripë dhe vaj, rrihen mirë dhe shtohet miell i përzier më pak sode. Brumi në këtë rast është gjysmë i trashë. Në tigan hidhet pak vaj (1/2 lugë gjelle). Kur vaji të jetë nxehur, hidhet brumi(një lugë gjelle për cdo petull). Largësia nga njëra tjetra duhet të jetë 3-4 cm sepse gjatë skuqjes brumi hapet. Petullat skuqen nga njëra anë dhe pastaj kthehen nga ana tjetër. Pasi të jenë skuqur mirë vendosen në pjatë, spërkaten pak me gjalpë dhe përdoren me sheqer ose serviren me mjaltë.

petulla me kos

Për 4-5 persona duhen:
Miell 2 gota uji, kos 1 gotë uji, vezë 1 kokërr, kripë, sodë 1/2 lugë kafeje, vaj 2 filxhanë kafeje.

Related Post

Ballakume Elbasani

Ballakume Elbasani

Si të gatuajmë Ballakume Elbasani – Receta gatimi për Ballakume Elbasani. Ballakumet janë një ëmbëlsirë…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Facebook

Twitter