pica_vegjetarianaSi te gatuajme Pica Vegjetariane| Si pergatitet Pica Vegjetariane | Receta gatimi per Pica Vegjetariana

Sot do t’ju japim receten e Pica vegjetariane qe mund ta beni ne shtepite tuaja fare thjeshte.

Shikoni foton e pices vegjetariane qe pergatitem ne dhe na tregoni nese ju doli kaq e mire sa dhe ne!

Perberesit per brumin e pices ju duhen:
¼ kg miell
2 luge vaj ulliri
pakez kripe
pakez sheqer
1 luge gjelle pluhur maja bire
Perberesit per harxhen :
disa lule brokoli
2 speca te grire imet
2 kokra domate te pjekura te prera ne kubat e vegjel
1 kungull i prere ne forme rrethi
1 karrote e prere dhe kjo ne forme rrethi
djathe pice
salce domateje
disa ullinj pa berthame
pak kerpudha
pak borzilok
piper

Shenim: kungullin,karrotat dhe brokolin mund ti zieni perpara perdorimit. Sidomos karrotat duhen zier patjeter.

Per te pergatitur brumin: tretni majane e birres ne nje filxhan çaji me uje te vaket. Hidheni kete fundit mbi miell, pastaj shtoni kripen,  sheqerin dhe 2 luget e vajit te ullirit. Zini brumin jo fare te bute. Lijeni menjane te mbuluar me nje ene dhe te mbuluar me picete te lagur qe te mos thahet, per nje gjysem ore deri sa te vije. Pasi te vije, hapeni ne fillim me okllai, pastaj hapeni me dore duke e ngritur lart. Hapeni ne madhesine e tepsise duke e lene brumin anash pakez me te ngritur.

Me pas shtroni siper tij salcen e cila eshte e pergatitur me pakez vaj, pak borzilok dhe pakez piper. Me tej shtroni petat e djathit te pices, mbi to dhe zarzavatet e grira imet. Ne vend te zarzavateve mund te perdoret proshute ose peshk ton (ne nje rast te tille nuk do perdoret djathe).Lejeni te piqet ne 180° ne furren e ngrohur me pare, deri sa te piqet.

Ju befte mire nga Sitegatuajme.net!!!

Leave a Reply

© 4570 Si te gatuajme – Receta gatimi te ndryshme shqiptare dhe te huaja · Subscribe: RSS Twitter · Receta Gatimi designed by Si Te Gatuajme