Embëlsira Receta Gatimi Receta te huaja

Si te gatuajme profiterole

Si te gatuajme profiterole – Receta gatimi për profiterole. Për të gatuar këtë ëmbëlsirë veprojmë në këtë mënyrë: Hidhni në tenxhere 250 ml ujë dhe gjalpin në zjarr mesatar dhe lëreni deri sa gjalpi të tretet e të fillojë të ziejë. Shtoni miellin dhe trazojeni me lugë druri, deri sa përzierja të marrë formën e një topthi kompakt. Vazhdojeni gatimin në zjarr të ulët deri sa të shkëputet nga anët e tenxheres. Hiqeni nga zjarri dhe i futni vezët një e nga një. Brumi do të bëhet paksa ngjitës, do të duhen afro 5 sekonda të shkëputet nga luga. Hidheni në një hinkë pastiçeri me majë të thjeshtë. Nxehni furrën në 200°C dhe visheni një tavë me letër furre. Shtrydhni hinkën e pastiçerit e formoni mbi një tavë toptha në madhësinë e arrës, duke lënë hapësirën e duhur midis tyre që të fryhen. Spërkatini me ujë dhe piqini në furrë për 20-30 minuta. Ulni temperaturën e furrës në 150°C dhe piqini edhe për 15 minuta, ose, deri sa profiterolet të kenë marrë ngjyrë. Lërini të ftohen në një skarë. Mbushni hinkën e pastiçerit me panën e rrahur më parë dhe futeni majën e hinkës nëpër ëmbëlsirat, duke i mbushur me pana. Vërini në një pjatë dhe spërkatini me krem çokollate.

profiterole

Përbërësit:
– 105 gr miell i bardhë
– 100 gr gjalpë
– 4 vezë
– 110 gr sheqer kokërr
– 500 ml pana e freskët

Përbërësit e kremit të çokollatës:
– 300 gr çokollatë e tretshme
– 500 ml qumësht
– 2 lugë kafeje niseshte
– 110 gr sheqer

Përgatitja e kremit:
Hidhni çokollatën dhe gjysmën e qumështit në një tenxhere dhe vlojeni. Tretni niseshtenë në qumështin e mbetur dhe shtojani cokollatës bashkë me sheqerin. Nxeheni përzierjen në flakë të ulët, duke e përzierë vazhdimisht. Kur kremi të jetë trashur, hiqeni nga zjarri dhe rriheni me tel, deri sa të jetë bërë homogjene.

Sasia: për 6 persona
Përgatitja: 40 minuta
Pjekja: 45 minuta

Ju bëftë mirë nga SiteGatuajme.Net!

2 Comments

Pergjigju