Pjata të dyta Receta Gatimi

Si të gatuajmë pulë me perime në furrë

Si të gatuajmë “Pulë me perime në furrë” – Receta gatimi për “Pulë me perime në furrë”. Për të gatuar pulë me perime në furrë veprojmë në këtë mënyrë: Presim perimet në copa të përshtatshme dhe i marinojmë me kripë, gjysmën e rozmarinës, gjysmën e hudhrës dhe 2 lugë gjelle vaj ulliri. Vëmë perimet në një tepsi dhe i pjekim në furrë, në 180 gradë për rreth 20 minuta. Bëjmë me majën e një thike 4-5 të çara të vogla në secilën filetë. Marinojmë filetat me kripë dhe pjesën e ngelur të hudhrës, rozmarinës dhe vajit të ullirit. Pasi të kalojnë 20 minuta, nxjerrim tepsinë nga furra dhe shtojmë në të domatet dhe filetat e pulës. Vendosim nga një degë rozmarinë mbi secilën filetë. Kthejmë tepsinë në furë dhe e pjekim për rreth 20 minuta ose deri sa filetat të bëhen në tërë trashësinë e tyre.

pule me perime ne furre

Përbërësit:
– 1 patëllxhane
– 2 kunguj
– 3 speca të kuq (në mungesë të tyre mund të përdorni dhe speca jeshilë)
– gjethet e grira të dy degëve rozmarinë
– 4 degë të vogla rozmarinë
– 3 thelpinj hudhër të grira
– 3 lugë gjelle vaj ulliri
– 4 fileta pule pa lëkurë
– 250 gr domate të vogla (pomodorini)
– kripë

Ju bëftë mirë nga Sitegatuajme.Net!

Pergjigju