Si të gatuajmë “Pulë me perime të pjekur në furrë” – Receta gatimi për “Pulë me perime të pjekur në furrë“. Për të gatuar pulë me perime të pjekur në furrë veprojmë në këtë mënyrë: Skuqim qepën, selerin, karrotat, preshin dhe hudhrat në vaj ulliri në zjarr të mesëm, deri sa të fillojnë të marrin ngjyrë. Shtojmë materialet e tjera dhe i japim valë. Rregullojmë shijen për kripë po të jetë nevoja dhe hedhim në një tepsi të thellë. E mbulojmë me letër alumini dhe e pjekim në furrë, në 180 gradë, për rreth 1 orë. E shërbejmë, të shoqëruar me oriz, të cilit, lëngu i tepsisë do ti japë një shije të shkëlqyer.

Përbërësit:
- 2 lugë gjelle vaj ulliri
- 1 qepë e grirë hollë
- 100 gr selino e grirë hollë
- 4 thelpinj hudhër
- 1 lt lëng pule (në mungesë të tij mund të përdorim lëng perimesh ose ujë)
- 1 lugë çaji gjethe trumëze
- 1 lugë çaji gjethe rozmarine
- 1.5 kg kofsha pule
- 700 gr patate te prera ne copa të mëdha
- 500 gr karrota të prera në rondele
- 3 preshë të prerë në rondele (vetëm pjesa e bardhë)
- kripë
- piper i bluar në moment

si te gatuajme pule me perime ne furre

Ju bëftë mirë nga Sitëgauajme.Net!

Leave a Reply

© 4533 Si te gatuajme – Receta gatimi te ndryshme shqiptare dhe te huaja · Subscribe: RSS Twitter · Receta Gatimi designed by Si Te Gatuajme