Si të gatuajmë “Qofte me lëng” – Receta gatimi për “Qofte me lëng”. Për të gatuar qofte me lëng veprojmë në këtë mënyrë: Bashkojmë me një tas mishin e grirë me salsiçet pasi u kemi hedhur cipën, me vezën dhe me djathin e grirë. Hedhim kripë dhe piper sipas dëshirës dhe i ngjeshim derisa të bëhet një brumë homogjen. Marrim një lugë të vogël sa më shumë sferike dhe me duart e lagura, u japim formë qofteve të shumta. Rrahim domatet e qëruara bashkë me lëngun e tyre. Nxehim vajin në një tenxhere, vendosim aty qoftet e vogla dhe i skuqim. Shtojmë pastaj salcën e domateve, i ndreqim me kripë dhe i ziejmë mbi flakë jo të fuqishme për rreth 30 minuta. Për t’i bërë sa më të buta qoftet e vogla, përziejmë në brumin homogjen 30 gr tul buke të regjur në qumësht dhe të shtrydhur, ose një patate të vogël të zier dhe të shtypur. Që lëngu të bëhet sa më i trashë, qoftet e vogla, para se t’i ziejmë, i lyejmë lehtë e lehtë me miell.

qofte me leng

Përbërësit:

-    400 gr mish i grirë mëshqerrë
-    100 gr salsiçe
-    20 gr djathë i grirë kaçkavall
-    500 gr domate të qëruara
-    4 lugë me vaj ulliri
-    1 kokërr vezë, piper dhe kripë

Ju bëftë mirë nga Sitegatuajme.Net!

2 Comments

  1. Alda Bardhi says:

    e mbrekullueshme

  2. pa emer says:

    koti fare nuk me pelq shume e shpifur si gjelle qeni

Leave a Reply

© 2014 Si te gatuajme – Receta gatimi te ndryshme shqiptare dhe te huaja · Subscribe: RSS Twitter · Receta Gatimi designed by Si Te Gatuajme