Si te gatuajme Qofte – receta gatimi

Si te gatuajme qofte shqiptare – Receta gatimi te thjeshta per qofte me mish te grire dhe oriz.

Qofte me mish e oriz te zjere ne kushte shtepie. Nje recete mjaft e thjeshte dhe nje menu mjaft e shijshme

Perberesit per qofte

  • 600 gr mish te grire
  • 1 qepe te thate
  • 1 luge kafeje me piper te zi
  • 2 te verdha veze
  • 1 filxhane kafeje me oriz te zier
  • 1 gote uji me miell
  • krip
  • vaj

qofte shqiptarePergatitja e qofteve
Grijme qepen dhe e perziejme me mishin e grire ne nje ene te thelle.  Ne te hedhim erezat, nje te verdhe veze dhe orizin e zier. I perziejme te gjitha bashke deri sa te na formohet nje mase brumi. Fillojme dhe bejme qoftet ne forme sipas deshires. Ne nje tenxhere hedhim ujin dhe pak limontoz dhe e leme deri sa uji te zieje. Ne momentin qe fillon te zieje uji, hedhim te gjitha qoftet e bera dhe i leme vetem 2 minuta. I heqim dhe i leme te ftohen pak. Pastaj i kalojme ne miell, ne te verdhen e vezes dhe i skuqim.

qofte shqiptare recete gatimiJu befte mire nga Sitegatuajme.net

Share This Post

3 Responses to "Si te gatuajme Qofte – receta gatimi"

Post Comment