Si te gatuajme “Qull Pule” – Receta gatimi për “Qull Pule”. Për të gatuar qullin e pulës veprojmë në këtë mënyrë: Marrim pulën, e pastrojmë dhe më pas e ndajmë në pjesë. E ziejmë në një tenxhere në ujë me kripë. Pasi pula të jetë zier, e heqim nga zjarri dhe e vendosim mënjanë. Pasi i heqim nga lëngu copat e pulës, i fusim në një tavë, i spërkasim me gjalpë dhe i fusim në furrë për tu pjekur pak sa të marrë një ngjyrë në formë ari. Marrim miellin e misrit dhe e skuqim në një tigan me gjalpë, derisa të marrë ngjyrë të kuqerremtë. Marrim lëngun e pulës dhe e hedhim në tavë, e vendosim sipër zjarrit. Hedhim miellin e misrit pjesë-pjesë duke e përzier në mënyrë që të mos bëhet me kokërriza por të bëhet në mënyrë të njëtrajtëshme. E lëmë në furrë përreth 20-25 min derisa ajo të krijojë një kore yndyre nga sipër. Pastaj e nxjerrim nga furra që të ftohet , dhe e kemi gati që ta servirim sëbashku me copat e pulës së pjekur mënjanë.
Përgatitja e hudhrës: Si garniturë për këtë pjatë përdoret hudhra. Pastrojmë hudhrën, e shtypim me shtrydhësen e hudhrave, dhe i hedhim icik lëng pule, në mënyrë që të bëhet një sasi e lëngshme. Kjo gjelle që quhet qull pule, dhe është gjellë tradicionale e zonës së Bulqizës, shoqërohet me hudhra të shtypura të holluara me lëngun e pulës dhe gjatë servirjes së qullit në pjatë apo edhe duke e ngrënë në tavë të gjithë sëbashku, hidhet një lugë apo sipas dëshirës nga lëngu i hudhrave.

qull pule-1

Përbërësit për 4 persona:
- 1/2 pulë fshati
- 500 gr miell misri
- 150 gr gjalpë
- 1 kokërr hudhër
- kripë

Ju bëftë mirë nga Sitegatuajme.Net!

Leave a Reply

© 2050 Si te gatuajme – Receta gatimi te ndryshme shqiptare dhe te huaja · Subscribe: RSS Twitter · Receta Gatimi designed by Si Te Gatuajme