Embëlsira

Si te gatuajme reçel luleshtrydhje

Si te gatuajme “Reçel luleshtrydhje” – Receta gatimi për “Reçel luleshtrydhje“. Për të gatuar reçel luleshtrydhje veprojmë në këtë mënyrë: Spërkasim luleshtrydhet me sheqer dhe lëngun e limonit, dhe pastaj i lëmë të rrinë të mbuluara në frigorifer për tërë natën. Fusim një pjatë në ngrirje. Hedhim luleshtrydhet në një tenxhere dhe e nxehim lehtë që të shkrijë sheqeri. Pasi të jetë shkrirë sheqeri ngremë zjarrin në maksimum dhe e ziejmë për 4 minuta. E heqim nga zjarri dhe hedhim 1 lugë çaji lëng në pjatën e ngrirë. E lëmë të rrijë për rreth 2 minuta dhe pastaj kalojmë lehtë gishtin mbi sipërbaqen e lëngut. Nëse rudhoset atëherë është gati, nëse jo e ziejmë dhe për 2 minuta të tjera dhe e ritestojmë. Pasi ta heqim nga zjarri dhe ta kemi testuar shtojmë gjalpin dhe e përziejmë lehtë. E lëmë të ftohet për rreth 5 minuta dhe e hedhim në vazo të sterilizuara, në të cilat nëse i mbyllim mirë mund të ruhet deri në 6 muaj.

recel qershie

Përbërësit:

– 1.8 kg luleshtrydhe të vogla
– lëngu i 3 limonave
– 1.8 kg sheqer
– rreth 30 gr gjalpë

Ju bëftë mirë nga Sitegatuajme.Net!

Pergjigju