Si te gatuajme Revani – Receta gatimi per embelsire Revani – Si gatuhet embelsira shqiptare Revani.

PËRBERESIT per REVANI SHQIPTARE:

  • 1 kg nishishte
  • 2 kg uje
  • 1 kg sheqer
  • 150 gr gjalp
  • 1 godë kos

PËRGATITJA e REVANISE:
Në një tenxhere hedhim ujin, sheqerin dhe gjalpin. I trazojme deri sa te shkrije sheqeri dhe e lemë sa të fillojë të ziejë (duhet në zjarr të ngadalte ne menyre që ti lemë kohë sheqerit të shkrijë).
Në një enë tjetër do të tresim nishishten me uje, por jo të gjithën një pjesë të nishishtesë e lemë menjanë, (kjo pjesë na duhet për të plotesuar masën që mund të na behet e ujeshme). Në momentin që fillon të zieje uji e hedhim niseshtene e tretur avash avash dhe duke e trazuar mire dhe shpejt, nuk duhet që kjo masë të na bëhet kokrra-kokrra.
Nëse masa është e ujeshme do të hedhim niseshtene që lamë menjane, (por më pare edhe këtë duhet ta tresim).
Ne duhet ta heqim nga zjarri vetem ne momentin kur masa shkeputet nga luga.
Ne momentin qe ajo shkeputet ne e hedhim ne tave. Marrim kosin dhe e lyejme revanin me kose siper. E fusim ne furre dhe e pjekim ne temperaturen 200 grade dhe e leme deri sa revania te skuqet siper (te zere kore).
E heqim nga furra dhe e leme te ftohet. Ne momentin qe eshte ftohur eshte gati per tu servirur./marjana/

si te gatuajme revaniJu befte mire nga Sitegatuajme.net

1 Comment

  1. ledi prenci says:

    e mire nuk me pelqen edhe aq shume por megjithate e shijshme

Leave a Reply

© 2014 Si te gatuajme – Receta gatimi te ndryshme shqiptare dhe te huaja · Subscribe: RSS Twitter · Receta Gatimi designed by Si Te Gatuajme