Pjata të para Receta Gatimi Receta Italiane

Si te gatuajme risotto me bizele, shparguj dhe mascarpone

Si te gatuajme “Risotto me bizele, shparguj dhe mascarpone” – Receta gatimi për “Risotto me bizele, shparguj dhe mascarpone”. Për të gatuar risotto me bizele, shparguj dhe mascarpone veprojmë në këtë mënyrë: U heqim fundin e fortë shpargujve dhe i qërojmë në ½ e gjatësisë së ngelur. Ziejmë bizelet dhe shpargujt në ujë me kripë për rreth 3 minuta. I kullojmë dhe i hedhim menjëherë në një enë me ujë të ftohtë. Pasi të ftohen plotësisht i kullojmë përsëri. Presim shpargujt në copa me gjatësi jo më të madhe se 2 cm. Skuqim qepën, hudhrën dhe qepët e njoma në vaj ulliri, në zjarr të mesëm deri sa të zbutet qepa dhe të fillojë të marrë ngjyrë. Shtojmë ozirin dhe vazhdojmë të gatuajmë deri sa të nxehet mirë. Shuajmë me verë të bardhë. Pasi të reduktohet vera shtojmë rreth 150 ml lëng të nxehtë. Gatuajmë deri sa të shterojë plotësisht lëngu dhe përsërisim procedurën deri sa orizi të jetë bërë “al dente”. Në mes të procedurës shtojmë dhe kripë. 1 minutë para fundit shtojmë bizelet dhe shpargujt. E heqim nga zjarri, shtojmë parmigianon, mascarponen dhe gjalpin, përziejmë mirë dhe shërbëjmë.

risotto

Përbërësit:

– 300 gr oriz i përshtatshëm për risotto (Arborio, carnaroli, ose vialone nanno)
– 150 gr parmigiano
– 20 gr gjethe qepe të egra (në mungesë të tyre përdorim majat e gjetheve të qepëve të njoma)
– 150 gr shparguj
– 300 gr bizele
– 1 qepë e grirë
– 3 qepë të njoma të prera në feta të holla
– 2 thelpinj hudhër të grira
– 2 lugë gjelle vaj ulliri
– lëng i nxehtë perimesh (ne mungesë të tij mund të përdorim ujë të nxehtë por rezultati s’do të jetë i njëjtë)
– 50 gr gjalpë
– 2 lugë gjelle mascarpone
– kripë

Ju bëftë mirë nga Sitegatuajme.Net!

Pergjigju