Receta Gatimi

Si te gatuajme salcë me spec të kuq

Si te gatuajme “Salcë me spec të kuq” – Receta gatimi për “Salcë me spec të kuq”. Për të gatuar salcë me spec të kuq veprojmë në këtë mënyrë: Vendosim specat në një tepsi dhe i pjekim në furrë në 180 gradë për rreth 45 minuta deri sa t’u jetë nxirë lëkura. I heqim nga furra dhe i vendosim në një enë me kapak. I lëmë të ftohen për rreth 15 minuta dhe i qërojmë nga lëkurat dhe farat. I presim në copa të mëdha. Skuqim qepën në vaj ulliri, në zjarr të mesëm deri sa të fillojë të marrë ngjyrë të lehtë. Shtojmë hudhrën, përziejmë për rreth 20 sekonda dhe shtojmë specat. Gatuajmë për 3-4 minuta të tjera dhe e hedhim pastaj këtë përzierie në blendër. Rregullojmë shijen për kripë po të jetë nevoja. Në vartësi se sa të pjekur janë specat mund të na duhet të shtojmë pak sheqer.

salce pikante

Përbërësit:
– 2 speca të kuq
– 1 e ½ lugë gjelle vaj ulliri
– 1 thelpi hudhër e grirë
– 1 qepë e vogël e prerë trashë
– 100 ml lëng perimesh (në vend të tij mund të përdorim ujë të nxehtë por rezultati s’do të jetë i njëjtë)
– kripë
– ½ lugë çaji sheqer (nëse është e nevojshme)

Ju bëftë mirë nga Sitegatuajme.Net!

Pergjigju