Si të gatuajmë “Sallatë me çikore dhe dardhë” – Receta gatimi për “Sallatë me çikore dhe dardhë”. Lajmë fletët e çikoreve dhe I presim në shirita. Qërojmë dardhët dhe i presim në feta. I hedhim në një tas, i spërkasim me lëngun e limonit dhe i përziejmë që të mos nxihen. Shtojmë në fetat e çikores, majdanosin, pak kripë dhe vaj ulliri. Përziejmë me kujdes. Kontrollojmë dhe rregullojmë shijen po të jetë nevoja. Shërbejmë në një pjatë. Spërkasim me arrat e copëtuara dhe gorgonzola të thërmuar.

sallate me cikore dhe dardhe

Përbërësit:
- 2 çikore shumë të freskëta
- Dy dardhë
- Lëngu I ½ limoni
- ½ tufë majdanosi e prerë hollë
- 50 gr arra të copëtuara
- 3 lugë gjelle vaj ulliri
- 70 gr gorgonzola

Leave a Reply

© 2014 Si te gatuajme – Receta gatimi te ndryshme shqiptare dhe te huaja · Subscribe: RSS Twitter · Receta Gatimi designed by Si Te Gatuajme