Si të gatuajmë “Sallatë me penne dhe pulë” – Receta gatimi për “Sallatë me penne dhe pulë”. Përziejmë në një tepsi specat dhe qepët me pak kripë dhe 2 lugë vaj ulliri. I pjekim në furrë në 200 gradë për rreth 20 minuta. Ziejmë makaronat italiane (penne) “al dente” në ujë me kripë dhe i ruajmë për më vonë. Ndërkohë rrahim pak filetat e pulës që të mos kenë trashësi më të madhe se 1 cm. I marinojmë filetat me kripë, hudhër, rigon , trumëz dhe 2 lugë vaj ulliri. I pjekim në zgarë dhe I presim në shirita. Hedhim në një tas pennet, qepët, specat, pulën, domatet e vogla të prera në gjysem, rukolën, vajin e ngelur të ullirit dhe uthullën. Perziejmë me kujdes. Rregullojmë shijen me kripë po të jetë nevoja dhe shërbejmë.

sallate me penne e pule

Përbërësit:
- 1 spec I kuq I prerë në shirita të hollë
- 1 qepë (mundësisht e kuqe) e prerë në kubikë
- 6 lugë gjelle vaj ulliri
- 300 gr penne (mund të përdorni dhe farfalle ose fusilli)
- 4 fileta pule
- 2 lugë gjellë trumëz
- 1 lugë gjelle rigon
- ½ lugë caji spec djegës I thërmuar
- 2 thelpinj hudhër të grirë
- 150 gr domate të vogla
- 50 gr rukola
- 1 lugë gjelle uthull e bardhë
- kripë

Ju bëftë mirë nga Sitegatuajme.Net!

Leave a Reply

© 2014 Si te gatuajme – Receta gatimi te ndryshme shqiptare dhe te huaja · Subscribe: RSS Twitter · Receta Gatimi designed by Si Te Gatuajme