Pjata të dyta Receta Gatimi

Si te gatuajme sallatë me pjeshkë, pulë dhe djathë dele

Si te gatuajme “Sallatë me pjeshkë, pulë dhe djathë dele ” – Receta gatimi për “Sallatë me pjeshkë, pulë dhe djathë dele”. Për të gatuar sallatë me pjeshkë, pulë dhe djathë dele veprojmë në këtë mënyrë: E presim nëse është nevoja pulën në feta me trashësi rreth 1 cm. E marinojmë me kripë dhe 1 lugë gjelle vaj ulliri. E pjekim në zgarë nga të dyja anët deri sa të bëhet në tërë trashësinë e saj. E ruajmë për më vonë. Marinojmë pjeshkët me pak piper dhe vaj ulliri. I pjekim dhe ato në zgarë për rreth 3 minuta nga secila anë. Përziejmë pjesën e mbetur të vajit të ullirit me uthullën, mjaltin, pak kripë dhe specin djegës. Shtojmë gjethet e freskëta dhe përziejmë me kujdes. Vendosim gjethet në një pjatancë të përshtatshme dhe shpërndajmë sipër tyre filetat e pulës dhe pjeshkët. Spërkasim me djathin e thërmuar dhe shërbejmë.

sallate me pjeshke, pule e djathe dele

Përbërësit:
– 400 gr filetë pule
– 3 lugë gjelle vaj ulliri
– 4 pjeshka të cilave u kemi hequr bërthamën dhe i kemi prerë në 4 copa
– 1 ½ lugë gjelle uthull
– 1 lugë gjelle mjaltë
– 1 spec djegës i grirë
– 100 gr djathë dele i thërmuar
– rreth 100 gr gjethe të freskëta
– kripë
– piper i zi i bluar në moment

Ju bëftë mirë nga Sitegatuajme.Net!

Leave a Reply

Facebook

Get the Facebook Likebox Slider Pro for WordPress