Pjata të dyta

Si të gatuajmë sallatë me pule dhe bukë të thekur

Si të gatuajmë “Sallatë me pule dhe bukë të thekur” – Receta gatimi për “Sallatë me pule dhe bukë të thekur”. Për të gatuar sallatë me pule dhe bukë të thekur veprojmë në këtë mënyrë: Presim mishin e pulës në copa. E presim bukën në copa, e thekim dhe pastaj e spërkasim me vaj ulliri. Këpusim me duar sallatën jeshile në copa të mëdha dhe e vendosim në një tas të përshtatshëm. Shpërndajmë sipër saj mishin e pulës, selerin, qepët, dhe trangullin. Spërkasim sipër me pak kripë. Përziejmë majonezën me uthullën dhe estragonin. Hedhim salcën në sallatë dhe e përziejmë me kujdes. Rregullojmë shijen për kripë po të jetë nevoja dhe shërbejmë me bukën e thekur sipër.

sallate me pule

Përbërësit:
– 1 gjoks pule i pjekur
– 2 feta të trasha buke (mundësisht ciabatta)
– 1 lugë gjelle vaj ulliri
– 1 sallatë jeshile e madhe
– 1 seleri i prerë hollë (rreth 100 gr)
– 4 qepë të njoma të grira hollë
– ½ trangull i prerë në feta të holla
– 90 gr majonezë
– 1 ½ lugë gjelle uthull
– 1 tufë e vogël estragon i grirë (në mungesë të tij përdorim majdanos, por rezultati s’do të jetë i njëjtë)
– kripë

Ju bëftë mirë nga Sitegauajme.Net!

Pergjigju