Garnitura Receta Italiane

Si te gatuajme sallatë me rukola, portokalle dhe mozzarella

Si te gatuajme “Sallatë me rukola, portokalle dhe mozzarella” – Receta gatimi për “Sallatë me rukola, portokalle dhe mozzarella”. Për të gatuar sallatë me rukola, portokalle dhe mozzarella veprojmë në këtë mënyrë: U grijmë lëkurën portokalleve dhe e përziejmë me gjithë materialet e salcës. I qërojmë portokallet dhe i presim në feta të holla. I shpërndajmë pastaj në një pjatancë të përshtatshme bashkë me rukolën, mozzarellën dhe qepën. E spërkasim me salcën që përgatitëm dhe shërbejmë.

sallate me portokalle e rukola

Përbërësit:
për sallatën:
– 3 portokalle
– 250 gr mozzarella
– rreth 200 gr rukola
1 qepë e kuqe e prerë në feta të holla
për salcën:
– 3 lugë gjelle vaj ulliri
– 2 lugë gjelle uthull
– 1 lugë çaji sheqer
– 1 lugë gjelle mustardë
– kripë

Ju bëftë mirë nga Sitegatuajme.Net!

Pergjigju