Si te gatuajme Shendetlie – Receta gatimi per Shendetlie – Si pergatitet Shendetlia

Përbërësit për Shëndetlien:

Për 25 copë shëndetlie nevojiten :
Miell – 3 gota uji
Sheqer – 1 gotë uji

Mjaltë 2-3 lugë gjelle
Vezë 2 kokrra
Sodë një majë luge kafeje
Arra 1-2 filxhanë kafeje
Gjalpë 2 filxhanë kafeje

Vanilje
Ujë 2 filxhana kafeje

si te gatuajme shendetlie

Për shërbetin:
Sheqer 3 gota uji, ujë 2 gota e gjysëm.

Ne nje ene rrahim vezet me sheqerin derisa perberja te fyhet dhe te zbardhet. Shtojme mjaltin, gjalpin, arrat, miellin dhe soden e bukes. E punojme brumin pak me dore, por kujdes, nuk duhet te rezultoje elastik. E hedhim ne nje tave te lyer me gjalp dhe te sperkatur me pak miell. E vendosim ne furre ne temperaturen 180 grade per 35-40 minuta, deri sa siperfaqja te marre ngjyre kafe. E nxjerrim nga furra dhe e presim me rombe. Nderkohe qe ajo ftohet, pergatisim sherbetin.

Sherbeti: Ujin mesheqer dhe pak vanilje i ziejme per 7 minuta. E leme sherbetin te vaket. (aq sa ta duroje gishti). Nderkohe qe Shendetlija eshte ftohur i hedhim sherbetin persiper ne menyre qe ta thithi plotesisht.

I shtojme persiper arrra te grira. Gati!

Ju befte mire nga Sitegatuajme.Net

2 Comments

  1. laureta says:

    3 vez o

  2. ana says:

    sa e shijshmeee

Leave a Reply

© 2014 Si te gatuajme – Receta gatimi te ndryshme shqiptare dhe te huaja · Subscribe: RSS Twitter · Receta Gatimi designed by Si Te Gatuajme