Pjata të dyta Receta Gatimi

Si te gatuajme shishqebap qengji me nenexhik

Si te gatuajme “Shishqebap qengji me nenexhik” – Receta gatimi për “Shishqebap qengji me nenexhik”. Për të gatuar shishqebap qengji me nenexhik veprojmë në këtë mënyrë: Përziejmë mirë kosin me nenexhikun, pak kripë dhe vajin e ullirit. E ndajmë këtë përzierje në gjysëm dhe shtojmë në gjysmën e saj kumelin. Spërkasim copat e qengjit me kripë dhe i përziejmë. Shtojmë në to përzierjen me kummel dhe i përziejmë përsëri. Ngulim copat e mishit në shkopa shishqebapi të alternuara me copat e qepës dhe i pjekim në zgare për rreth 2 minuta nga secila anë, ose deri sa të bëhen. I shërbejmë të shoqëruara me pjesën tjetër të salcës.

shishqebap qengji

Përbërësit:
– 150 gr kos i kulluar
– 1 qepë e madhe e prerë në copa
– 2 lugë gjelle vaj ulliri
– 1 lugë gjelle nenexhik i grirë
– 1 lugë çaji kummel i grirë
– 300 gr mish qengji nga kofsha, i prerë në kubikë me brinjë rreth 2 cm
– kripë

Ju bëftë mirë nga Sitegatuajme.Net!

One Comment

Pergjigju