Pjata të dyta Receta Gatimi

Si te gatuajme shishqebap qengji me rozmarine dhe hudher

Si të gatuajmë “Shishqebap qengji me rozmarinë dhe hudhër” – Receta gatimi për “Shishqebap qengji me rozmarinë dhe hudhër”. Për të gatuar shishqebap qengji me rozmarinë dhe hudhër veprojmë në këtë mënyrë: Presim mishin e qengjit në copa me përmasa jo më të mëdha se 3 cm. I marinojmë copat me kripë, hudhër, rozmarinë, limon dhe vaj ulliri. I lëmë të rrinë të marinuara për disa orë ose për një natë. Bëjmë shishqebapët duke ngulur me radhë qengjin, qepët dhe specat. I pjekim në zgarë për rreth 5 minuta nga secila anë. I shërbejmë të shoqëruara me salcë kosi dhe pite ose patate furre.
shishqebap qengji
Përbërësit:
– mishi i një kofshe qengji me peshë rredh 1.5 kg
– lëkura e grirë dhe lëngu i 1 limoni
– 3 lugë gjelle vaj ulliri
– 20 thelpinj hudhër të grira
– disa degë rozmarinë të cilave u kemi hequr dhe grirë gjethet
– 3 speca jeshilë të prerë në kubikë
– 2 qepë të kuqe të prera ne kubikë
– kripë
Ju bëftë mirë nga Sitegatuajme.Net!

Pergjigju