Pjata të para Receta Gatimi

Si të gatuajmë spaghetti integral me brokoli dhe bajame

Si të gatuajmë “Spaghetti integral me brokoli dhe bajame” – Receta gatimi për “Spaghetti integral me brokoli dhe bajame”. Për të gatuar spaghetti integral me brokoli dhe bajame veprojmë në këtë mënyrë: Ziejmë spaghetti-t sipas udhëzimeve të amballazhit. 4 minuta para fundit shtojmë brokolin. Ndërkohë nxehim vajin e ullirit në zjarr të mesëm dhe skuqim në të hudhrën dhe specin djegës për 1 minutë. E heqim nga zjarri. Pasi të kullojmë spaghetti-t dhe brokolin i shtojmë bashkë me pak ujë në tiganin me hudhër dhe spec djegës. E vendosim tiganin në zjarr të fortë dhe shtojmë lëkurën e limonit dhe bajamet. Përziejmë mbi zjarr deri sa të ngelet fare pak lëng në tigan. Rregullojmë shijen për kripë po të jetë nevoja dhe shërbejmë të spërkatur me parmigiano të grirë.

spaghetti

Përbërësit:

– 2 lugë çaji vaj ulliri
– 1 spec i kuq i grirë hollë
– 3 thelpinj hudhër të grira hollë
– 100 gr brokoli i prerë në copa të vogla sipas luleve
– 250 gr spaghetti integral
– lëkura e 1 limoni
– 25 gr bajame të prera në feta
– 2 lugë gjelle parmigiano e grirë
– kripë

Ju bëftë mirë nga Sitegatuajme.Net!

Pergjigju