Pjata të para Receta Italiane

Si te gatuajme spaghetti me domate të vogla dhe ullinj

Si te gatuajme “Spaghetti me domate të vogla dhe ullinj” – Receta gatimi për “Spaghetti me domate të vogla dhe ullinj”. Për të gatuar spaghetti me domate të vogla dhe ullinj veprojmë në këtë mënyrë: Gatuajmë spaghetti-t në ujë me kripë sipas udhëzimeve të amballazhit. Përziejmë në një tas domatet me vajin e ulllirit, gjethet e borzilokut, ullinjtë, lëkurën e limonit, lëngun e limonit dhe pak kripë. Kullojmë spaghetti-t dhe i hedhim në tasin me domatet e vogla. I përziejmë mirë, rregullojmë shijen për kripë po të jetë nevoja dhe shërbejmë.

spaghetti

Përbërësit:
– 250 gr spaghetti
– 200 gr domate të vogla (pomodorini) të prera në gjysëm
– 3 lugë gjelle vaj ulliri
– 1 tufë e vogël borzilok
– 15 ullinj të zinj, të cilësisë shumë të mirë
– 1 lugë gjelle capperi të shpërlara dhe të kulluara
– lëngu dhe lëkura e grirë e dy limonave
– parmigiano i grirë

Ju bëftë mirë nga Sitegatuajme.Net!

Pergjigju