Embëlsira Tradicionale

Si te gatuajme Sultjash – Receta gatimi

Si te pergatisim sultjash me sheqer apo pa shqer. Receta gatimi për sultjashin

Sultjashi dikur preferohej pasi ishte nje embelsire e shendetshme dhe e lehte. Edhe pse tani përdoret me pak, Sultjashi është pjesë e traditave tona ushqyese.

Përgatitja e sultjashit për 4 persona:

-1 lt qumësht
-sheqeri me sy (sipas dëshirës)
-një grusht i mirë orizi
-ujë me sy

si te gatuajme sultiashSë pari ziejmë orizin në ujë, presim derisa orizi ta pije ujin dhe më tej hedhim në tenxhere qumështin sipër. Më pas shtojmë dhe sheqerin duke e përzier pak në fillim pastajn e lëmë të zihet vetë në zjarr të ulët.
Në disa receta  shtohet dhe miell apo niseshte por ne nuk do tua këshillonim, në mënyrë që të përfitoni një sultjash të lehtë dhe tepër të shijshëm. E lëmë në zjarr të ulët derisa të trashet. Më tej e lëmë të ftohet pak dhe e shpërndajmë nëpër tasa. Sipër mund të hedhim kanellë, arra, karafil, etj për ti shtuar erën dhe shijen.
Ju bëftë mire!

Pergjigju