Si të gatuajmë “Supë karrote pikante” – Receta gatimi për “Supë karrote pikante”. Nxehim në një tenxhere me kapak vajin. Zbusim në të qepën bashkë me hudhrën, specin djegës dhe xhinxherin për rreth 6-7 minuta. Shtojmë karrotën, pluhurin curry, lëngun dhe lëkurën e limonit dhe portokallit. Mbulojmë dhe gatuajmë në zjarr të ulët për rreth 10 minuta. Shtojmë 2/3 e kremit të qumështit dhe lëngun e perimeve. I japim valë dhe e lëmë të gatuhet për 15 minuta të tjera. Shtojmë kripë dhe kalojmë supën në blender. E shpërndajmë në tasa dhe shërbejme të spërkatur me pak krem qumështi sipër.

supe karrote pikante

Përbërësit:
- 2 lugë gjelle vaj luledielli
- 1 qepë e grirë hollë
- 1 thelpi hudhër e grirë hollë
- 1 lugë gjelle xhinxher i freskët i grirë
- 1 spec djegës i grirë
- 1 lugë caji pluhur curry
- 1 kg karrota të qëruara dhe të prera ne kubikë
- lëkura e grirë dhe lëngu i 1 limoni dhe 1 portokalli
- 400 ml krem qumështi
- 700 ml lëng perimesh ose në mungesë të tij ujë
- kripë

Ju bëftë mirë nga Sitegatuajme.Net!

Leave a Reply

© 2014 Si te gatuajme – Receta gatimi te ndryshme shqiptare dhe te huaja · Subscribe: RSS Twitter · Receta Gatimi designed by Si Te Gatuajme