Pjata të para Supe

Si te gatuajme supë me karrotë dhe portokalle

Si te gatuajme “Supë me karrotë dhe portokalle” – Receta gatimi për “Supë me karrotë dhe portokalle”. Për të gatuar supë me karrotë dhe portokalle veprojmë në këtë mënyrë: Zbusim qepët bashkë me karrotat dhe hudhrën në gjalpë në një tenxhere me kapak për rreth 12 minuta duke i përzierë herë pas here dhe pa i lënë të marrin ngjyrë. Shtojmë lëngun e perimeve dhe pak kripë. E gatuajmë në zjarr të ulët për rreth 20 minuta. E heqim nga zjarri dhe e lëmë të rrijë për disa minuta. E kalojmë supën në blender dhe pastaj në sitë të hollë. Shtojmë lëngun e portokallit bashkë me nenexhikun dhe e nxehim supën përsëri. Rregullojmë shijen për kripë po të jetë nevoja dhe e shërbejmë supën të spërkatur me krem qumështi dhe piper të bluar në moment.

supe me karrota

Përbërësit:
– 50 gr gjalpë
– 700 gr karrota të qëruara dhe të prera në feta të holla
– 1 qepë e madhe e prerë në feta të holla
– 1 thelpi hudhër e grirë
– 1 lt lëng i lehtë perimesh (në vend të tij mund të ëprdorim ujë por rezultati s’do të jetë i njëjtë)
– 125 ml lëng i freskët portokalli
– 2 lugë gjelle nenexhik i grirë
– 50 ml krem qumështi (nëse dëshirojmë)
– kripë
– piper i bluar në moment

Ju bëftë mirë nga Sitegatuajme.Net!

Pergjigju