Pjata të para Receta Gatimi Supe

Si te gatuajme supë me kunguj dhe rukola

Si te gatuajme “Supë me kunguj dhe rukola ” – Receta gatimi për “Supë me kunguj dhe rukola”. Për të gatuar supë me kunguj dhe rukola veprojmë në këtë mënyrë: Skuqim qepën në vaj ulliri në zjarr të ulët deri sa të zbutet dhe të fillojë të marrë ngjyrë. Shtojmë lëngun e perimeve, pataten, kungujt, rukolën dhe pak kripë. E gatuajmë në zjarr të ulët deri sa të bëhen kungujt dhe patatja (për rreth 7 minuta). E kalojmë në blender deri sa të bëhet totalisht kremoze. Rregullojmë shijen për kripë dhe shërbejmë menjëherë.

supe

Përbërësit:
– 1 qepë e grirë hollë
– 1 lugë gjelle vaj ulliri
– 1 patate e mesme e grirë në vrimat e mëdha të rendes
– 4 kunguj të grirë
– 100 gr rukola e prerë trashë
– rreth 850 lëng perimesh (në mungesë të tij mund të përdorim ujë të nxehtë por rezultati s’do të jetë i njëjtë)
– kripë

Ju bëftë mirë nga Sitegatuajme.Net!

One Comment

Pergjigju