Pjata të para Supe

Si të gatuajmë supë me patate të ëmbla dhe thierrëza

Si të gatuajmë “Supë me patate të ëmbla dhe thierrëza” – Receta gatimi për “Supë me patate të ëmbla dhe thierrëza”. Për të gatuar supë me patate të ëmbla dhe thierrëza veprojmë në këtë mënyrë: Skuqim në zjarr të mesëm qepën bashkë me hudhrën dhe pluhurin curry deri sa të zbutet dhe të fillojë të marrë ngjyrë qepa. Shtojmë mollën, xhinxherin dhe vazhdojmë të gatuajmë për 2-3 minuta të tjera duke përzierë vazhdimisht. Hedhim në tigan patatet, lëngun e perimeve, pak kripë, qumështin dhe thierrëzat. Gatuajmë në zjarr të ulët për rreth 20 minuta ose deri sa të bëhen patatet dhe thierrëzat. Kalojmë supën bashkë me lëngun e limonit në blender që të bëhet kremoze. Rregullojmë shijen për kripë dhe shërbejmë të garnirur me gjethet e majdanosit.

supe me patate

Përbërësit:
– 2 lugë çaji pluhur curry
– 3 lugë gjelle vaj ulliri
– 2 qepë të grira
– 1 mollë e qëruar dhe e grirë
– rreth 20 gr gjethe majdanosi
– rreth 10 gr xhinxher i grirë
– 800 gr patate të ëmbla të qëruara dhe të prera në copa të vogla
– 500 ml qumësht
– 1.2 lt lëng perimesh (në mungesë të tij mund të përdorim ujë por rezultati s’do të jetë i njëjtë)
– 100 gr thierrëza të kuqe
– lëngu i 1 limoni të ëmbël (në mungesë të tij përdorni limon të zakonshëm
– kripë

Ju bëftë mirë nga Sitegatuajme.Net!

Pergjigju