Pjata të para Receta Gatimi Supe

Si te gatuajme supë me spinaq, makarona dhe fasule

Si te gatuajme “Supë me spinaq, makarona dhe fasule” – Receta gatimi për “Supë me spinaq, makarona dhe fasule”. Për të gatuar supë me spinaq, makarona dhe fasule veprojmë në këtë mënyrë: Fillimisht fasulet i mbulojmë me ujë dhe i japim një valë për 2 minuta, pastaj i mbulojmë përsëri me ujë dhe i lëmë të qëndrojnë për 1 orë derisa të fryhen. Në një enë ngrohim vajin me temperaturë të mesme, hedhim qepët dhe më pas lëngun e pulës. Shtojmë karrotat, hudhrat, fasulet, domatet dhe borzilokun dhe i ziejmë për rreth 30 minuta e mbulojmë enën pjesërisht. Ndërkohë, ziejmë dhe pastën. Marrim të gjitha perimet e ziera dhe i bëjmë ato pure. Hedhim purenë në enë dhe shtojmë spinaqin e larë e të prerë hollë dhe pastën e zier në temperaturë të mesme. I lëmë vetëm rreth 5 minuta, pastaj shtojmë kripë, piper dhe 2 lugë me majdanoz. Kjo supë është gati dhe e shërbejmë me djathin parmixhan.

supe

Përbërësit:
– 1 filxhan fasule të bardha të thata
– 2 lugë vaj ulliri
– 2 qepë të mesme
– 2 karrota të mëdha
– 1 tufë e vogël spinaqi
– 1 lt lëng supe
– 2 thelpinj hudhre të grirë
– 2 domate të mesme të qëruara
– 2 lugë gjelle borzilok i freskët ose 1 lugë caji borzilok i thatë
– 3/4 filxhan me pastë në formë tubi
– 1 lugë çaji me kripë
– 1/2 lugë çaji piper i bardhë
– 1/4 filxhan majdanoz
– djathë parmixhan

Ju bëftë mirë nga Sitegatuajme.Net!

Pergjigju