microgaming casinos netent casinos focuses on the best online gambling games and websites too. Top rated play this 3 card poker game for real money provide the great casino games with attractive bonuses. Avail the opportunity to poker books and increase your bankroll management. Enjoy betting activities by using your mobile phones and Smartphone devices via mobile http://uscenter.se/?p=online-casino-usa.

Si të gatuajmë Tavë balte (Tavë dheu) – Receta gatimi për Tavë balte – Përbërësit e tavës së baltës.

Tava e baltës është një pjatë tradicionale e Shqipërisë së mesme. Për të përgatitur këtë pjatë tradicionale veprojmë në këtë mënyrë: Në një tenxhere të cekët skuqim mëlcitë e prera në kubikë të vegjël. Pasi janë gati i heqim nga tenxherja dhe i vendosim në një enë tjetër. Në vajin e mbetur hedhim për skuqje hudhrat e grira jo shumë hollë, domatet dhe pas pak shtojmë specin e prerë në copa të holla. Pas disa minutash shtojmë edhe miellin dhe e përziejmë duke pasur kujdes që përbërja të mos ngjitet në tenxhere. I shtojmë dhe gjizën ose djathin dhe vazhdojmë përzierjen derisa të marri formë unike. I shtojmë gjethet e dafinës, specin djegës sipas deshirës, piperin e zi dhe i shtojmë edhe një gotë ujë. I hedhim kripë sipas deshirës dhe pas dy minutash i bashkojmë melcitë që skuqëm në fillim. I lemë të ziejnë bashkë pvr 5-7 minuta dhe pastaj përbërjen e hedhim në dy tavat e dheut. Marrim tavat dhe i fusim në furrën që kemi ngrohur paraprakisht me 200 gradë. I lemë në furrë për rreth 20 min duke i kontrolluar herë pas here. Më pas i heqim nga furra duke pasur kujdes të mos digjemi dhe i shërbejmë tavat të nxehta me bukë të thekur. Pjata është gati.

Përbërësit për Tavë balte

- 500 gr mëlci vici
- 1 domate e madhe ose 3 të vogla
- vaj ulliri 2 lugë gjelle
- 1 spec të kuq
- 1 lugë miell
- 150 gr gjizë
- 2 thelpinj hurdhra
- 3-4 gjethe dafine
- 1 spec pikant
- piper të zi dhe kripë sipas dëshirës

Ju bëftë mirë nga Sitegatuajme.Net

si te gatuajme tave dheu - tave balte receta gatimi

Leave a Reply

© 6352 Si te gatuajme – Receta gatimi te ndryshme shqiptare dhe te huaja · Subscribe: RSS Twitter · Receta Gatimi designed by Si Te Gatuajme